Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akuza ndaj ministrit të Drejtësisë dhe mazhorancës duke thënë se secili prej tyre që ka dosje në SPAK i bën presion këtij institucioni.
Tabaku për SPAK theksoi se nuk po heton aferën e inceneratorëve megjithëse i ka provat para. Por sipas Tabaku, qeveria po i bën presion drejtësisë.
Ndërkohë në përgjigje të Tabaku, ministri Ulsi Manja u shpreh se ishte Partia Socialiste që votoi për ngritjen e SPAK dhe drejtësisë së re dhe do ta mbështesë këtë institucion.
“U desh vullneti i socialistëve që Drejtësia të jetë e pavarur dhe jashtë politikës. Parlamenti e ka të përcaktuar qartë se si Parlamenti e ushtron pushtetin mbi një pushtet tjetër të pavarur. Sot Drejtësia po bën detyrën. Nëse keni raste konkrete ku është ndërhyrë thojeni këtu në këtë sallë. Mazhoranca është si drita e diellit ndryshim me Partinë Demokratike.” tha Ulsi Manja.
“Ka qenë kjo mazhorancë që e ka inkurajuar drejtësinë e re. Nuk mund të thoni drejtësisë pse nuk bëni këtë, pse nuk bëni atë. Hajde thoni emra kush e ka intimiduar drejtësinë. Lëreni Drejtësinë të bëjë punën e vet. SPAK po bën detyrën. Hetimi nuk mbaron brenda ditës. Kjo është përgjigja” shtoi ministri Ulsi Manja.
Tabaku ka replikuar sërish me Manjën duke thënë se ai duhet të ishte para drejtësisë.
“Pse e kërcënoni SPAK zoti Manja? Është bërë institucioni më i sulmuar. Ku është parë të sulmohet drejtësia dhe të jepet urdhër se çfarë të bëjë 184/ 339 ku janë këto dosje. I drejtohem politikës, kushdo që ka pushtet duhet të jetë para drejtësisë ashtu siç duhet të ishe edhe ti zoti ministër. Duhet të ishe para drejtësisë” tha Tabaku.
Diskutime rreth kësaj post