Nuk gjenë qetësi Meksika, tre ditë pas tërmetit 7.6 të shkallës Rihter, vendi u trondit përsëri me një dridhje të fortë sizmike këtë herë me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter.
Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, tërmeti u regjistrua 51 km në juglindje të qytetit të Coalcoman de Vázquez Pallares dhe kishte një thellësi prej vetëm 20 km.
Ai 7.6 Rihter më 19 shtator shkaktoi dëme në ndërtesa, u ndërpre energjia dhe shumica e banorëve dolën nga shtëpitë e tyre nga frika për të shpëtuar veten. Një person u vra në portin e Manzanillo kur çatia e një dyqani u shemb mbi të, tha qeveria.
Diskutime rreth kësaj post