Teologu, Miron Çako, thotë se librat e ëndrrave janë një gënjeshtër e madhe. Çako shprehet se duhet patur shumë kujdes tek besimi i ëndrrave.
Sipas tij gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin Ftesë në 5, mesazhi i ëndrrave është shumë manipulues.
“Libri e ëndrrave është një gënjeshtër shumë e madhe. Alegoria e ëndrrave është e pafundme. Secili e sheh ndryshe. Po u futëm në shpjegimin e ëndrrave di të ngatërrohemi më shumë.
Ka njerëz shumë të fiksuar. Nëse ti i jep rëndësi një ëndrre ti bëhesh i fiksuar. Ndaj duhet bërë shumë kujdes.
Nesë neve besojmë 100 përqind me të dëgjuarit të ëndrrave ne shkojmë në rrugë pa krye.
Mesazhi i ëndrrave është shumë manipulues. Njeriu mëson edhe nga përvoja e tij.
Jo gjithmonë ëndrrat duhen besuar. Askush nuk e di të ardhmen as fallxhori asnjë”, tha Miron Çako.
Diskutime rreth kësaj post