Partia Socialiste ka dhënë dakordësinë për nismën e Enkelejd Alibeajt lidhur me hapjen e dosjeve.
Alibeaj prezantoi amendamentet për projektligjin “Për informacionin të klasifikuar” “sekret shtetëror”, që do të çonte në hapjen e plotë të dosjeve të ish-Sigurimit.
Sipas nismës së demokratëve, duhet të hapen plotësisht dosjet për çdo qytetar dhe jo vetëm për personat e prekur.
Deputetja e PS, Ermonela Felaj tha se ka ardhur momenti që të jenë të gjithë bashkë për këtë nismë.
“Ka ardhur koha që të jemi të hapur ndaj të shkuarës duke mos lejuar më atë që zoti Alibeaj tha që mund të jenë përdorur për shantazh. Nuk është në nderin e deputetëve që të fshihen pas klauzolave të tilla. Ka ardhur koha që të jemi të gjithë bashkë për heqjen e paragrafit katër të ligjit.
Ligji për autoritetin e dosjeve i është nënnshtruar vetëm njëherë ndryshimit, do ta shihja të gjykonim qoftë ndryshimit të bërë nga zoti Alibeaj. Autoriteti do ta thotë vetë”, tha Felaj.
Diskutime rreth kësaj post