Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj prezantoi në Komisionin e Ligjeve amendamentet për projektligjin për “E drejta e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit” , që do të çonte në hapjen e plotë të dosjeve të ish-sigurimit.
Alibeaj theksoi rëndësinë e deklasifikimit të dokumenteve që njihet ndryshe hapja e dosjeve, duke iu mundësuar qytetarëve shqiptarë që të njihen me të vërtetën mbi të shkuarën. Kreu i grupit të PD nënvizoi se kjo nismë nuk do të çonte në hakmarrje mes qytetarëve shqiptarë.
“Historia ka provuar se shqiptarët nuk janë hakmarrës. Ajo pjesë që ka pësuar që ka vuajtur a treguar se nuk janë hakmarrës. Nuk kanë urrejtje, kane vetëm një kërkesë; të drejtën për të njohur të vërtetën se çfarë ka ndodhur. Është detyrimi ynë që si ligjvënës që të ndërtojmë mekanizma ligjorë të nevojshme, për atë që ne përfaqësojmë.
Duke i hapur rrugë deklasifikimit të plotë të gjithë dokumentave e të ish sigurimit të shtetit. Diskutimi për deklasifikimin, apo hapja e dosjeve ka qenë i pranishëm gjatë këtyre viteve në tryeza të ndryshme. Kuvendi ka bërë disa përpjekje në këtë drejtim, përfshirë të fundit në vitin 2015 për të drehtën e informimit për dokumentet e ish sigurimit.
Ne besojmë se këto janë përpjekje të pamjaftueshme. Për shumëkënd hapja e dosjeve ka qenë o një diskutim i parakohshëm, që mund të shtynte shqiptarët drejt hakmarrjes. Ky skepticizëm ka rezultuar se nuk është i vërtetë. Askush nuk ka kërkuar hakmarrje. Një gjë ka ngelur, interesi për të ditur të vërtetën. Ka ngelur edhe psikoza e shantazhit. Shoqëria shqiptare e këtyre 30 viteve ka ngelur në gjurmët e koshiencës që ishte një situatë jo e mirë ajo se çfarë ka ndodhur përgjatë periudhës së sistemit komunist.
Në emër të grupit parlamentar të PD paraqesim këto amendamente që çdo qytetari t’i jepet e drejta për të njohur historinë e regjimit komunist”, deklaroi Alibeaj.
Diskutime rreth kësaj post