Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka quajtur një tjetër provokim, planet e Moskës për të mbajtur “referendume të rreme” në territoret e pushtuara nga forcat ruse në Ukrainë.
“Kjo nuk ka asnjë bazë ligjore”, tha Macron përpara fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork.
“Ideja e organizimit të referendumeve në territoret që kanë përjetuar luftë (…) është shenjë e cinizmit”, theksoi Macron.
“Rusia duhet të largohet nga Ukraina dhe të respektojë kufijtë e njohur ndërkombëtarisht”, tha ai.
Macron tha se ai i konsideron referendumet e rreme një imitim dhe parodi të një procesi demokratik. “Nëse nuk do të ishte tragjike, ne do të qeshnim”, shtoi ai.
Diskutime rreth kësaj post