Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka treguar siç thotë ajo formulën magjike për të rrëzuar Ramën nga pushteti. E ftuar në emisionin “Frontline” në News24, Duma deklaroi se tre janë elementët për të rrëzuar dikë, frymëzimi, besimi dhe qëndrueshmëria.
Sipas deputetes demokrate, opozita tashmë ka kristalizuar trajektoret, duke theksuar se gjithçka ka ndodhur para 2021 nuk mund të merret më si referencë.
E pyetur për protestat, Duma theksoi se kur ato të nisin, do të jenë të qëndrueshme. Ajo u shpreh se pushteti i Ramës është i dobët dhe ka qenë i mbështetur në dobësinë që dikur kishte kundërshtari.
“Ajo e vërtetë që duhet thënë tani është se formula magjike e rrëzimit të dikujt nga pushteti është frymëzimi, besimi dhe qëndrueshmëria. Këto janë elementë që nuk kanë qenë në nivelin e duhur më parë.
Me këtë nuk dua të them që gjithçka në aksionin opozitar është perfekte apo jo prefekte. Por eksperiencat që ka pasur opozita i kanë dhënë një korpus politik shumë më të urtë tani.
Gjithçka ka ndodhur nga 2021 e më parë nuk është referencë. Janë kristalizuar trajektoret. Nëse do të nisim një protestë apo disa ato do të jenë të qëndrueshme. Populli nuk e ka ulur fuqinë reaguese, pavarësisht se Rama është në mandatin e tretë. Pushteti i Ramës është i dobët i mbështetur dikur në dobësinë e kundërshtarit”, tha ndër të tjera Duma.
Sa i takon raporteve me Ilir Meten dhe Partinë e Lirisë, deputetja Grida Duma tha: “Është një fuqi opozitare e rëndësishme. Unë mendoj që cdo individ dhe cdo demokrat që po hyn në mbylljen e dekadës opozitare, mirëpret cdo individ që bën opozitë, sepse fokusi është rrëzimi i Edi Ramës”.
Diskutime rreth kësaj post