Në “Zona Zero” të gazetarit Thimi Samarxhiu pasditen e sotme në Top News u diskutua sërish për temën më të nxehtë të momentit, atë të sulmeve kibernetike nga hakerat iranianë.
E ftuar në studio, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tha se hetimi i prokurorisë është i mbështjellë nga një sekret i madh.
“I gjithë hetimi i prokurorisë është i mbështjellë nga një sekret i madh. Ka një diskutim nëse kjo çështje duhet të vazhdojë të trajtohet si e tillë për vepra kaq të lehta, ku pranohet se rrezikohet të cënohet siguria kombëtare.
Ka kontradiktë të madhe se thuhet që cënohet siguria kombëtare, por pastaj thuhet se janë çështje të vogla. Njësia Kibernetike C që merret me këtë hetim, është njësi e brishtë, sepse nuk ka më shumë se 6 ekspertë. Duhet hetim më i specializuar. Për këtë hetim duhet të bashkohen të gjitha institucionet,” tha Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post