Armina Mevlani do të martohet këtë të dielë duke kurorëzuar kështu historinë disa vjeçare të dashurisë me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Dasma do të zhvillohet në një agroturizëm në dalje të Tiranës, fustani i Arminës do të jetë Vivenne Westwood dhe do të ketë të ftuar nga politika, bota e televizionit, personazhe publikë, etj.
Mësohet se jo të gjitha vajzat me të cilat Armina drejton “Goca dhe Gra” do të jenë të ftuara në festën e madhe. Fatma Haxhialiu dhe Jerina Lalaj nuk janë të ftuara në festë, ndërkohë që e vetmja që do të jetë në dasmën e shumëpritur të Arminës do të jetë, Dalina Buzi.
Mesa duket Armina nuk ka një raport shumë të afërt me Fatmën dhe Jerinën, prandaj dhe ka zgjedhur mos ti bëjë pjesë të gëzimit të saj.
Diskutime rreth kësaj post