Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, ka folur për luftën në Ukrainë dhe nëse do të ketë një zgjidhje diplomatike për situatën aktuale.
Peskov ka thënë se për momentin nuk ka perspektiva për arritjen e një marrëveshjeje.
“Për momentin nuk ka asnjë perspektive për një zgjidhje politiko-diplomatike të situatës në Ukrainë”, ka thënë Peskov gjatë një interviste për mediat e huaja.
Ndërkohë bombardimet ruse nuk kanë ndalur, ndonëse presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenksy, ka theksuar se ushtarët ukrainas kanë marrë në kontroll zona të rëndësishme të pushtuara nga Rusia.
Diskutime rreth kësaj post