Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli është paraqitur në SPAK ku ka bërë një kallëzim për Xhelal Mziun.
Ai ka shpjeguar se aty ka treguar detaje të rëndësishme në lidhje më kallëzimet që ka bërë bashkia që ai drejton në lidhje me ish-kryetarin e saj.
Njëkohësisht ai deklaroi qenë SPAK ka dorëzuar dokumente shtesë që kanë të bëjnë me abuzimet që Mziu ka bërë, gjatë kohës që ka qenë në krye të detyrës.
“Dhashë deklarime të hollësishme lidhur me kallëzimet që ka bërë Bashkia Kamëz në ngarkim të ish-kryetarit të Bashkisë Xhelal Mziu. Gjithashtu dorëzova dhe dokumente shtesë që kanë të bëjnë me abuzimet me detyrën të ish-drejtuesit të Bashkisë. Detaje lidhur me deklarimet dhe dokumentet nuk mund të jap, pasi hetimi penal ishte sekret”, shpjegoi në telefon kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli, pasi doli nga SPAK.
Diskutime rreth kësaj post