Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Gjithashtu karakteristikë e kësaj jave do të jenë temperaturat e ulëta në mëngjes dhe jo shumë të larta në mesditë kjo për shkak të masave ajrore të ftohta dhe me origjinë veriore
Në këtë mënyrë java nis me ditën e Hënë ndërsa moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.
Për ditën e martë parashikohet një paqëndrueshmëri e lehtë. Pjesa e parë e ditës parashikohet me mot me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Më pas përsëri mot i kthjellët në të gjithë territorin.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se duke filluar nga dita e Mërkurë deri dhe ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare kryesisht në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s përjashtuar ditën e Enjte dhe atë të Premte ku përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 8-12m/s.
Diskutime rreth kësaj post