Çmimet e apartamenteve në Tiranë, janë rritur nga 200 deri në 700 euro më shumë se në vitin 2021, ku ҫmimi i apartamenteve në zonën e ish- Bllokut dhe kullave arrin në 5,000 euro/m².
Shoqata e Ndërtuesve thotë se rritja është ndikuar nga shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit dhe kërkesa e lartë për shtëpi, por shtrenjtimi i çmimeve po ul leverdinë nga qiraja, si për shtëpitë në qendër, ashtu edhe në periferi.
Rritja e normave të interesit të kredive pritet të tkurrë kërkesën, gjë që mund të sjellë edhe rënie të çmimeve.
Nga vëzhgimi në terren i “Monitor”, çmimet e apartamenteve të reja që po ndërtohen në kryeqytet janë rritur 100 deri në 300 euro për metër katror, si në zonat e periferisë, edhe në qendër.
Rritje të çmimeve këtë vit ka edhe në ndërtimet e reja në zonën e “Ali Demit”.
Çmimet e reja që po ndërtohen në këtë zonë nga kompania “Kika Konstruksion” janë 1,000 euro/m².
Në këtë zonë, vjet apartamentet janë shitur 900 euro/m².
Ndërsa çmimi i apartamenteve të reja që kompania po ndërton në zonën pranë Burgut 313, është 1,100 euro/m².
Komuna e Parisit vijon të shënojë rritje të lartë të çmimeve të apartamenteve të reja për këtë vit.
Në ndërtimin buzë rrugës, që nisi këtë vit, çmimet e shitjes sipas ndërtuesit të objektit nisin nga 2,200 euro për metër katror.
Edhe në pallatin e ri që po ndërtohet në Komunën e Parisit, pranë ish-NTV, këtë vit çmimet janë rritur 300 euro krahasuar me vitin 2021. “Zyra e shitjeve pohoi se, së shpejti, do të dalin me çmim shitjeje 1,800 euro/m², ndërsa shtuan se tashmë kanë mbetur shumë pak hyrje për t’u shitur.
Në qendër kanë nisur punën shumë projekte luksoze apo kulla, çmimet e të cilave për vitin 2022 kanë arritur deri në 5,000 euro/m².
Pronat me çmimet e larta, kryesisht ato të qendrës blihen edhe nga vendasit, por kur bashkëshortët janë të dy profesionistë, si mjekë, stomatologë apo inxhinierë dhe kanë të ardhura të kënaqshme.
Të dyja këto kategori blerësish nuk e financojnë investimin nëpërmjet kredisë, siç ndodh me çiftet e reja, që zgjedhin prona më ekonomike”, pohon ajo.
Gjithashtu lerësit kryesorë në Tiranë janë familjet me kryefamiljaret nga 30 deri në 45 vjeç.
Ky grup përbën edhe ata që janë më lehtësisht të financueshëm nga banka.
Sipas një studimi kjo kategori është 60-65% e shitjeve.
Më pas janë edhe shumë kategori të tjera, si blerësit për investim, emigrantët dhe ndoshta edhe moshat e mëdha, të cilat shesin një shtëpi të madhe për të blerë një shtëpi më të vogël, pasi kanë ikur fëmijët nga shtëpi./Syri.tv
Diskutime rreth kësaj post