Një tërmet i fuqishëm goditi pjesën juglindore të Taivanit mbrëmjen e së shtunës duke sjell edhe një paralajmërim për cunam, ku Shërbimi Gjeologjik i SHBA-se e mati tërmetin me magnitude 7.2 ballë dhe me një thellësi prej 10 km.
Mediat e Tajvanit bënë me dije se një ndërtesë u shemb , teksa të paktën një vagon treni u shkëput nga shinat në nje stacion në bregun lindor.
Ende nuk është raportuar për numrin e viktimave të shkaktuar nga kjo goditje.
Pas tërmetit një paralajmërim për cunami është lëshuar nga Sistemi i Paralajmërimit të Tsunamit në SHBA, ku theksoi se valët e rrezikshme të tij ishin të mundshme brenda 300 km nga epiqendra përgjatë brigjeve të Tajvanit.
Diskutime rreth kësaj post