Nutricionistët thonë se ndërsa bananet mund të duken si opsioni i përsosur për një mëngjes të shpejtë, në fakt nuk janë, nëse hahen me stomak bosh, bananet nuk janë alternativa më e mirë, sepse ato përmbajnë deri në 25 për qind sheqer dhe janë ushqime mesatarisht acide.
Mënyra më e mirë për të filluar ditën është me një mëngjes me djegie të yndyrës, i cili gjithashtu do t’ju japë energji të mjaftueshme.
Megjithëse bananet do t’ju japin energji, shpejt do të filloni të ndiheni të lodhur dhe të uritur.
Ato janë më shumë si një shtesë sesa një vakt, sepse nuk mjaftojnë.
Mund ta parandaloni ndjenjën e lodhjes dhe urisë pasi keni ngrënë një banane, duke kombinuar ushqime plot yndyrna të shëndetshme si avokado.
Për shkak se bananet i përkasin grupit të ushqimeve acidike, acidi duhet të neutralizohet në mënyrë që të marrim vetëm të mirat: kalium, fibra dhe magnez.
Diskutime rreth kësaj post