Partia e presidentit francez, Emmanuel Macron ka ndryshuar emër, ku nga sot e tutje partia e Macron-it nga “La République en Marche” do të quhet “Rilindja”.
Anëtarët e partisë u takuan të shtunën në Carrousel të Luvrit, pak metra larg Piramidës ku presidenti më i ri i Republikës Franceze festoi fitoren e tij të parë të vitit 2017.
“Pa unitet, ekstremet do të fitojnë”, tha Macron, tashmë kryetar i “Rilindjes”, e cila fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në maj ndaj kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen, e cila fitoi 42% të votave.
Presidenti francez Emmanuel Macron, fitoi ndaj rivales së tij të ekstremit të djathtë Marine Le Pen me një avantazh të qartë në zgjedhjet e së dielës, duke siguruar një mandat të dytë dhe duke shmangur kështu një tërmet politik në vend.
Zonja Le Pen e pranoi humbjen, por tha se do të vazhdojë luftën politike kundër Presidentit Emmanuel Macron në prag të zgjedhjeve parlamentare të qershorit.
44-vjeçari Macron është presidenti i tretë që është zgjedhur për herë të dytë në këtë detyrë.
Më parë François Mitterrand dhe Jacques Chirac shërbyen dy mandate.
Në vitin 2017, Macron kishte fituar 66,06 për qind, ndërsa Le Pen 33,9 për qind.
Diskutime rreth kësaj post