Reshjet e shiut me intensitet të lartë po mbushin liqenet e hidrocentraleve, ku paraditen e së shtunës niveli i ujit në Fierzë u rrit me 1 metër, duke arritur në 268. 61 metra, Komani arriti në 167. 7 metër dhe Vau i Dejës në 72.62 metër.
Të dhënat bëhen të ditura nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, e cila sqaron se me reshjet që parashikohet të jenë të larta deri mëngjesin e të dielës, prurjet mesatare ditore në hidrocentrale pritet të arrijnë nga 700 deri në 1 mijë metër kub për sekondë në Fierzë, 500 deri në 800 metër kub në Koman dhe 50 deri në 100 metër kub për sekondë në Vaun e Dejës.
Prej 11 shtatorit, KESH ka ndaluar plotësisht prodhimin e energjisë nga hidrocentrali i Fierzës, si një masë për të rritur rezervën energjitike në vend.
Deri në mbushjen e liqenit të Fierzës Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, vendosi që kërkesa për energji në vend të mbulohet nga Komani, Vau i Dejës dhe importi.
NIVELI NË LIQENE
Në Fierzë: 268.61 m
Në Koman: 167.76 m
Në Vaun e Dejës: 72.62 m
PRURJET NË HIDROCENTRALE
Në Fierzë: 700- 1000 m3/s
Në Koman: 500- 800 m3/s
Në Vaun e Dejës: 50-100 m3/s
Diskutime rreth kësaj post