Kryeministri Edi Rama, po mban një bashkëbisedim online me qytetarë dhe gazetarë, ku po diskutohet për problemet dhe situatën aktuale në vend.
Rama u pyet në lidhje me emigrimin masiv të shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe pamjet që janë bërë virale të të rinjve që shkojnë me gomone drejt ishullit.
Rama tha se me paratë që paguajnë trafikantët, ata mund të investojnë në Shqipëri dhe mund të nxjerrin më shumë fitime se nga një punë e rëndomtë në Britani.
“Shqipëria nuk i ofron dot kushtet e Gjermanisë dhe Britansië së Madhe. Të harxosh 20 mijë 30 mijë paund për të paguar trafikantë, ndëkohë që me aq lekë ti mund të ndërtosh një agroturizëm dhe me atë mund të bësh më tepër lekë se sa mund të bësh nga një punë e rëndomtë në Britani, por mund t’ju çojë në ferr kjo gjë. Nuk kemi një parajsë për të ofruar, por kemi vullnetin për një Shqipëri më të mirë”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post