Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka komentuar raportin e SHBA mbi financimin rus të fushatës së PD në zgjedhjet e 2017.
Ai thotë se ky raport nuk është thashethem, ashtu siç edhe pretendoi Gazment Bardhi, por vjen nga një burim i Inteligjencës amerikane.
Sipas tij PD nuk e shpëtojnë dot as sulmet e Sali Berishës kundër Bashës dhe as mbrojtja e Bashës nga sulmet e Berishës. Ai sqaron më tej se në 2017 Sali Berisha dhe Lulzim Basha “kanë qenë aq bashkë sa këmbenin emrat e mbiemrat me njëri tjetrin”.
“PARTIA DEMOKRATIKE,
KA MARRE PARA NGA RUSIA,
NE ZGJEDHJE E PER TE ARDHUR NE PUSHTET!
Nuk eshte me thashethem, por burim i INTELIGJENCES AMERIKANE ne kuader te nje hetimi te gjere, cituar dje nga nje zyrtar i Departamentit te Shtetit.
UNE MENDOJ SE PAS KESAJ, PD NUK KA ME GJUNJE PER TE QENDRUAR NE KEMBE!
Nuk e shpetojne dot as sulmet e Sali Berishes kunder Bashes e as mbrojtja e Bashes nga sulmet e Berishes me kete fakt, permes drejtesise se vjeter e te korruptuar; zero!
Ne 2017-ten kane qene aq bashke sa Lulzim Basha e Sali Berisha kembenin emrat e mbiemrat me njeri tjetrin, njerezit-mes tyre edhe familjare ne udheheqje; thuajse Babe e Bir politikisht! ISHIN NJE!”, shkruan Braçe.
Diskutime rreth kësaj post