Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka debatuar me deputetë të opozitës në Kuvend, të cilët i kërkuan të japë dorëheqjen, pasi sipas tyre ka dështuar në lidhje me Kosovën.
Gjatë fjalës së tij, Vuçiç u shpreh dorëheqjen do ta japë kur ta shikonte ai të arsyeshme, megjithatë u shpreh se e dinte fare mirë se ky do të ishte mandati i tij i fundit si kryetar shteti, shkruan Euronews Serbia.
“Unë vetë do të strehohem kur të shoh që nuk kam energji, edhe pse dje pashë që kam më shumë se të gjithë ju, e di që është mandati im i fundit dhe kam frikë se edhe pas kësaj nuk do të mundeni për të fituar, pasi populli do të zgjedhë dikë të denjë dhe racional, i cili do ta çojë Serbinë përpara, e jo ta kthejë atë në një periudhë të errët si e juaja.
Qeveria juaj ishte periudha më e errët e të gjitha qeverive serbe që nga viti 1918. Prishtina nuk e ka shpallur pavarësinë ilegale në kohën e Aleksandër VuçiÖit, por në kohën tuaj”, theksoi ai”, shpreh ai.
Pikë e vetme e rendit të ditës në këtë seancë, e cila ka filluar që nga dita e djeshme, është raporti i qeverisë serbe për negociatat e mbajtura me Kosovën përgjatë një viti, përkatësisht nga 15 qershori i vitit 2021 deri më 1 shtator të vitit 2022.
Diskutime rreth kësaj post