Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se PD po përgatit një variant për ndarjen e re territoriale.
Berisha tha se një votim masiv i shqiptarëve për PD bën të mundur rikthimin e kësaj ndarje të re territoriale.
“Qytetarët me shumë të drejtë shtojnë pyetjen: po ju që nuk keni votat pse angazhoheni në një proces? Pyetja është e drejtë. Ne angazhohemi sepse reforma territoriale është shumë e rëndësishme për qytetarët. Ne përgatisim variantin tonë që e kemi shumë të qartë që me një armik të lirisë së shqiptarëve, si Edi Rama që bën gjithçka për të dominuar vullnetin e tyre, kjo platformë nuk do miratohej. Një votim masiv i shqiptarëve për PD bën të mundur rikthimin e kësaj ndarje të re territoriale”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post