Sipas një zyrtari të lartë amerikan me njohuri mbi raportin amerikan të zbulimit, Shqipëria është një nga 24 vendet që janë financuar nga Rusia si një përpjekje për të manipuluar demokracitë nga brenda.
Sipas burimit, Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, dhe Shqipëria është një nga këto vende.
Sipas burimit të qeverisë amerikane, Rusia i ka dhënë Partisë Demokratike në vitin 2017 rreth 500 mijë dollarë përmes kompanive fantazëm.
Për të diskutuar për këtë çështje, si dhe sulmet e fundit kibernetike të ndodhura në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të rajonit, u diskutua në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri. Analisti Mentor Nazarko u shpreh “Unë ne nuk jam më inteligjent se inteligjenca amerikane”, në momentin që është nisur dhe ka një hetim shqiptar për këto çështje.
Analiza e Nazarkos u mbështet në leximin e reagimeve, dhe nëse bëhet fjalë për të njëjtën shumë monetare, të cilat janë përdorur për takimet e lobuara me ish-presidentin amerikan Trump.
“Nga ri-leximi i këtyre çështjeve, duhet pritur një moment nga ato që janë informacione me të detajuara, si kuptohet deri tani, po ka pasur një hetim të brendshëm, z. Basha ka të drejtë që i referohet një vendimi gjyqësor, përderisa një vendim i tillë është marrë dhe gjykata është shprehur për këtë çështje. Nëse ka informacione të reja, inteligjenca amerikane është duke informuar privatisht secilin nga këto vende”, tha Nazarko.
Sipas analistit Nazarko, kjo çështje po përdoret nga mbështetësit e Z. Berisha në mënyrë që z. Basha të mos ri-kthehet në krye të PD.
Diskutime rreth kësaj post