Të shumta ishin shigjetimet plot akuza në protestën e mbajtur nga Partia e Lirisë, por nuk munguan as nga ato të Rithemelimit. Deputeti i PD Edmond Spaho, u ndal te një tjetër akuzë, atë të ngritjes së Komisionit Hetimor me kryetare Jorida Tabakun nga ku nuk u zbulua asgjë, përkundrazi, sipas Spahos dha mundësi që Rama të jepte variantin e tij te qytetarët.
“Ky është njëri nga vendet e krimit. Në Elbasan është tërësisht jashtë funksionit, në Fier nuk është marrë në dorëzim. Ku shkuan paratë, 430 mln euro që kanë marrë ose do vazhdojnë t’i marrim nëse ne bëjmë sehir. Për të blerë zgjedhjet dhe mediat që të mos flasin. Vjet u ngritur një komision hetimor për të zbardhur këtë aferë. Synimi nuk ishte për të zbardhur këtë aferë por që Edi Rama të paraqiste variantin e tij te qytetarët shqiptarë. Këtë e them sepse dy nga gazetarët më aktivë që kishin shkruar më shumë nuk u lejuan në komision nga mazhoranca sepse gjoja kishin konflikt interesi”, tha ai.
Ndër të tjera, deputeti demokrat deklaroi se Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk u ftua të depononte edhe pse ishte i pari organ i shtetit që hetoi, ndërsa theksoi se një pjesë e fakteve që janë bërë publik kohët e fundit nga përfaqësuesit e Partisë së Lirisë iu ishin vënë në dispozicion. Ai tha, se ata që marrin 430 mln euro nga xhepat e shqiptarëve e kanë zvarritur çështjen prej 7 vitesh.
“Konflikti ishte akuza. Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk u ftua të depononte edhe pse ishte i pari organ i shtetit që hetoi. Një pjesë e fakteve që janë bërë publik kohët e fundit nga përfaqësuesit e Partisë së Lirisë na ishin vënë në dispozicion. Bëmë një reformë të madhe në drejtësi që nga viti 2015 kur filloi edhe kjo aferë. Do kapen peshqit e mëdhenj. Do luftohet korrupsioni. Ku është SPAK-u? Për këta që marrin 430 mln euro nga xhepat e shqiptarëve e ka zvarritur çështjen prej 7 vitesh”, tha Spaho.
Diskutime rreth kësaj post