Gazetari Flogert Muça, në një intervistë për Euronews Albania, është shprehur se Ilir Meta, nuk ka moral të protestojë, në një kohë kur vetë ai është në hetim nga SPAK.
Muça tha se qëllimi i kësaj proteste është që Meta të tregojë se është aktiv dhe i fortë në politikë, dhe sipas tij ajo që bie në sy është vendi ku ka zgjedhur për të bërë protestën, duke qenë se është hapësira shumë e vogël dhe nuk nxë shumë njerëz.
“Ilir Meta nuk ka moral të dalë të protesoj për një çështje e cila është në hetim kur ai vetë është në hetim. Fakti që sot kemi një ish-ministër, një ish deputet dhe ish-sekretar në pranga, aty ka diçka, por këtë duhet ta marrim vesh nga gjykata. Unë flas me fakte. Meta ka qenë në koalicion me Edi Ramën. Kur ishin bashkë, incineratorët nuk kishin ndodhur. Protesta është e shëndetshme, i shërben demokracisë, por protesta ngrihet me një moral. Qëllimi i kësaj proteste është që Meta të tregojë që jam në politikë aktive dhe i fortë. Truku që ka zgjedhur ai për të mos dështuar kjo protestë është vendi”, tha gazetari.
Diskutime rreth kësaj post