Turqia ka paralajmëruar Athinën zyrtare që të mos përfshihet në aventura në emër të të tjerëve dhe të ndalë provokimet sepse sipas kryediplomatit Çavusoglu,në të kundërt do të ketë pasoja.
“Ndërsa ne po përpiqemi të respektojmë të drejtat tona të fqinjësisë në të dy anët e detit Egje, Greqia vazhdon me provokimet. Nëse ata fillojnë një aventurë në emër të të tjerëve, do të vuajnë pasojat edhe sot si në të kaluarën”, është shprehur ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.
Ai theksoi në një deklaratë për medie, se siguria e vendit te tij është në “duart e sigurta të ushtrisë heroike, industrisë së mbrojtjes dhe satelitëve të dërguar në hapësirë”.
Duke folur për rolin ndërmjetësues të vendit të tij, ministrri turk tha se Turqia kërkon zgjidhje për krizat nga Ballkani në Lindjen e Mesme, nga Kaukazi në Azinë Qendrore dhe nga Afrika në Amerikën Latine.
Tensionet mes dy anëve të detit Egje janë përshkallëzuar në muajt e fundit. Kujtojmw se gjatë fundjavës, presidenti turk Recep Tayip Erdogan ashpërsoi retorikën e tij kundër Greqisë, ku përdori shprehjen “mund të vijmë befas një natë ”, duke iu referuar tekstit të një kënge të vitit 1974 që i referohet pushtimit turk në Qipro.
Diskutime rreth kësaj post