Tereza e cila ka ardhur tek rubrika “ Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare në Tv Klan, ka treguar historinë e trishtë që ka kaluar në jetën e saj. Ajo ka qenë e martuar me një burrë i cili nuk punonte dhe çdo Lekë që i binte në dorë e luante bixhoz. Kjo gjë ka bërë që ata të vuanin edhe për bukë. Kur ka qenë shtatzënë në fëmijën e dytë, Tereza tregon se 3 ditë deri në ditën e lindjes ajo nuk ka ngrënë asnjë gjë dhe nuk e dinte se a ishin dhimbjet e lindjes apo kishte probleme nga të ushqyerit. Tregon se ka shkuar në maternitet me urban dhe Lekët i ka marrë borxh nga një shoqe e saj.
Tereza: I thashë të ikim me shtëpi në Durrës edhe pranoi. U vendosëm në Durrës me qira. Sapo vajtëm atje nuk kishte asnjë ndryshim. Aq më keq madje. Çdo Lekë që i vinte në dorë, bixhoz.
Ardit Gjebrea: Ishte i vetmi ves që kishte, apo kishte dhe të tjera?
Tereza: Nga fundi nisi dhe dhunën, po që nuk zgjati shumë sepse e lashë dhe ika.
Ardit Gjebrea: Sa fëmijë keni bashkë?
Tereza: Dy, djalë dhe vajzë.
Ardit Gjebrea: Po para në shtëpi jo ë?
Tereza: Asnjë gjë. Të gjitha vetë. Kam punuar në fabrikë këpucësh dhe në momentin që harroja ndonjëherë kartën e bankomatit , se nuk e kam lënë të tërheqë rrogën, e gjente, e tërhiqte rrogën dhe e linte të gjithë në bixhoz, pa paguar qira, pa paguar drita, pa ngrënë, pa pirë asnjë gjë. Me borxhe.
Tereza tregon se është përpjekur shumë të flasë me të dhe ta bindë, madje i është ulur dhe një gjunjë dhe ka qarë, por çdo gjë ka qenë e kotë.
Tereza tregon se prindërve nuk i ka treguar kurrë për problemet që ka pasur dhe gjithmonë i thoshte që është mirë. Dënonte veten sepse mendonte që e ka zgjedhur vetë pa marrë pëlqimin e prindërve dhe tani duhet t’i vuajë vetë pasojat.
Diskutime rreth kësaj post