Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama, bënë një ceremoni të madhe në Zall Herr, ku propaganduan se strehuan në shtëpi të reja disa familje të prekura nga tërmeti.
Disa orë live dhe duke mbajtur fjalime, madje bënë edhe fotot me të gjithë të pranishmit, por lumturia e një prej personave që bëri foton me kryebashkiakun Veliaj zgjati shumë pak.
E moshuara që shihni në foton e mëposhtme, të cilën e ka pushtuar në një përqafim kryebashkiaku Erion Veliaj, është përplasur me Policinë Bashkiake.
Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga “JOQ”, e moshuara, pasi fjeti mbrëmë në shtëpinë e re, të nesëremen ka zbritur në Tiranë me mallrat e saj, domatet dhe sallatat “kontrabandë”.
“Po do ia blej unë more, lërja se gjynah. A jeni njerëz apo jo? Ajo është duke qarë si fëmijë”,-thotë personi që po filmon, por që sigurisht që fjala e tij ka përfunduar në vesh të shurdhër.
Mesa duket përqafimi i Veliajt nuk i ka dhënë të moshuarës imunitet ndaj Policisë Bashkiake, ku është pikasur në kohë në shkelje të ligjit, ndërsa kur bëhet fjalë për kullat, ato nuk bien në sy as të kryebashkiakut, e as të Policisë Bashkiake.
Më të thjeshtë e kanë të shohin në rrugë, sesa të ngrenë kokën lart për rrokaqiejtë që ndërtohen pa kriter e leje kudo.
Diskutime rreth kësaj post