Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata, i ka mërzitur të gjithë fansat e saj, ku përmes një postimi në Instastory, ajo ka njoftuar se është detyruar të anulojë një koncert në Zvicër për shkak të problemeve shëndetësore.
Këngëtarja nuk ka dhënë detaje, por i ka kërkuar falje fansave duke thënë se do mundohen të caktojnë një datë tjetër.
Kujtojmë që kënga e fundit që ajo ka publikuar është në bashkëpunim me Dhurata Dorën, “Gajde”, e cila u pëlqye shumë nga publiku
Diskutime rreth kësaj post