Orët e para të ditës paraqiten me kthjellime dhe kalime vranësirash, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore, por pas mesdite pritet të ketë vranësira më të shpeshta, të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të pakta shiu në zona të izoluara.
Sipas MeteoAlb, vija bregdetare do të mbetet përgjatë gjithë ditës me mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 30°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Vijon të jetë Kosova me mot të paqëndrueshëm, ku edhe pse orët e parë të ditës do të jenë me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave. Parashikohet që sërish pas mesdite të kemi shtim të vranësirave në të gjithë vendin duke sjellë shira të izoluar.
Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës në Maqedoninë e Veriut, do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriperëndimore.
Por pjesa e dytë e ditës do të ketë vranësira të shpeshta, të cilat do të krijojnë mundësi për shira të pakët.
Rajoni dhe Evropa
Kontinenti Evropian në pjesën më të madhe, do të mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, duke sjellë mot të qëndrueshëm në Evropën Lindore dhe Qendrore.
Po ashtu, pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave.
Ndërsa pjesërisht rajoni i Ballkanit do të ketë reshje shiu.
Gjithashtu, me vranësira të shumta dhe rrebeshe shiu mbeten Ishujt Britanik dhe Skandinavia.
Diskutime rreth kësaj post