Inter bëri detyrën në Serie A, teksa triumfoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Torinos. Më në fund trajneri i nënkampionëve të Italisë, Simone Inzaghi mund të marrë frymë lirisht, pas atyre humbjeve me Milan dhe Bayern. Tekniku foli për mediat pas ndeshjes, ku u shpreh i lumtur.
“Është një ndeshje shumë e rëndësishme, e donte e gjithë skuadra ndaj një kundërshtari të fortë, që është gjithmonë i vështirë për t’u përballuar. Pas të mërkurës e dinim që duhej të vuanim, është një fitore e kërkuar nga grupi, më pëlqeu se si të gjithë luftuan sonte.
Festa e golit? Dëshiroja fitoren, që të ktheheshim te fitoret. Jemi Interi, kemi detyrimin që të fitojmë. Bajerni mendoj se është skuadra më e mirë në botë për intensitet loje. Por të shohësh një skuadër që vuan dhe lufton kështu, një trajneri nuk mund t’i sjellë gjë tjetër veç kënaqësisë.
Ndryshimet në portë? Onana e dija që është i fortë, por duke e parë të stërvitet, e shoh që është edhe më i fortë. Handanoviç është titullari ynë, do bëj zgjedhjet me radhë. Do të kemi alternim në portë. Por e dimë që Onana do të jetë vendimtar.
Çlirim nga trysnia? Fitoret të japin vetëbesim, kemi 12 pikë por po rritemi në aspektin individual dhe si skuadër” – Tha ai.
Diskutime rreth kësaj post