Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Rusisë që ta lirojë menjëherë politikanin opozitar, Aleksei Navalny.
“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga ndërhyrja që po bën qeveria ruse në të drejtat e Aleksei Navalnyt”, u shpreh zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.
Navalny ka thënë përmes disa postimeve në Twitter, më 8 shtator, se autoritetet e burgut e kanë akuzuar atë se është përfshirë në aktivitete kriminale jashtë burgut, dhe për pasojë i kanë hequr të drejtën e takimeve me avokatin.
Navaly, i cili njihet si kritik i ashpër i Kremlinit, është arrestuar në janar të vitit 2021, pas kthimit në Moskë nga Gjermania. Ai është dënuar me dy vjet e gjysmë burgim për shkelje të dënimit me kusht dhe më pas me nëntë vjet burgim nën akuzat për përvetësim.
Navalny e ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin për këtë sulm, mirëpo Kremlini ka hedhur poshtë diçka të tillë.
Diskutime rreth kësaj post