Eksperti i ekonomisë Zef Preçi ka folur për krizën ekonomike si dhe për rritjen e çmimeve që vijon prej disa muajsh në vend, ai u shpreh se ka shumë pikëpyetje sa i përket përllogaritjeve të qeverisë, ndërsa tha se duhet të kishte menaxhim më të mirë në sektorin energjetik.
“Si rregull rritjen e çmimit të konsumatorit fundor e administron OSSHE. Shqipëria nuk është pjesë e krizës në Ukrainës , sa i takon energjisë elektrike nuk është sa ka ndonjë ndikim. Rritja e çmimit , duhet parë. Në një llogaritje të volumit të energjisë që faturohet , më rezulton që për rreth 1 mln konsumatorë familjarë të regjistruar tek ne është diku tek 6 mijë lekë të reja. Mendoj që është shumë më i madh numri familjeve që preken”, tha ai.
Më tej, ai shtoi se pesha e familjeve që goditen është shumë më e madhe se 4 %.
“Niveli i jetesës është goditur dhe ajo që preket më shumë është klasa e mesme. Po të shohim klasa e mesme është tkurrur. Nga rritja e çmimeve të energjisë janë prekur shumë familje. Gjatë 5 viteve të fundit janë harxhuar 500 mln euro për reformimin e sistemi energjetik. Investimet e kryera nuk kanë qenë eficente mjaftueshëm dhe në këto kushte qeveria merr këtë hap për të krijuar një presion për konsumatorët, dhe unë jam pësimit që mund të ulët. Nuk jam optimist për shkak se Shqipëria nuk ka asnjë masë që të synojë të ulë presionin. Qeveria do të shpenzojë më pak para nga buxheti për të importuar energji, . tani pjesa më e varfër e popullsisë rrezikon të bëhet edhe më e varfër”, tha ai për “Kjo Javë”.
Diskutime rreth kësaj post