Deputetja e Parisë së Lirisë, Erisa Xhixho, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar mesazhet e mësuesve të ciklit 9-vjeçar, të cilët iu kërkojnë prindërve që librat t’i blejnë vetë në librari.
Sipas Xhixhos, ky është skandal, pasi kryeministri bën propagandë me librat, pasi nuk ka tekste falas.
“Vetë mësueset, po i orientojnë ata t’u drejtohen librarive, pasi tekste falas nuk ka, ose në rastin më të mirë, janë të papërdorshme. Rasti konkret është shkolla “Fan Noli”, në Tiranë. Përtej propagandës qeveritare, mijëra prindër po detyrohen t’i blejnë librat e ciklit 9-vjeçar, pasi tekstet që ofron shkolla janë të papërdorshme”, shkruan Xhixho.
Diskutime rreth kësaj post