“Spunton finale e dhanë ngjarjet e muajve të fundit, të gushtit dhe të fundit të korrikut. Kur ulemi dhe flasim për një drejtor policie, ulemi dhe flasim për lidershipin e tij. Nuk flasim në mënyrë mekanike për statistikat.”
Kështu u shpreh mbrëmjen e sotme ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, duke treguar për herë të parë se përse u shkarkua nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Më tej, ministri tha se gjatë periudhës së Nanos u rikthyen dhe parcelat me kanabis në fusha.
“Spunton finale e dhanë ngjarjet e muajve të fundit, të gushtit dhe të fundit të korrikut. Kur ulemi dhe flasim për një drejtor policie, ulemi dhe flasim për lidershipin e tij. Nuk flasim në mënyrë mekanike për statistikat. Pa reformuar Policinë Kriminale, nuk do pretendojmë të reformojmë Policinë. Këtu i ka munguar lidershipi.
Ka dhe të tjera, si lufta kundër kanabisit. Nëse në 2021 nuk bëhej fjalë të gjendeshin parcela në fushë me kanabis, sivjet për fat të keq pati disa. Për fat të keq këtë vit pati dhe një tentativë për të trafikuar drogë drejt Italisë.
Janë disa elementë që tregojnë se ka munguar lidershipi, performanca e drejtorit. Disa fenomene që ne i kishim lënë mbrapa. Nëse paraardhësi e la të zbrazur fushën, ato u rikthyen. Në fund të fundit ato u kapën përsëri nga vetë Policia”, u shpreh ministri në “Top Story”.
Diskutime rreth kësaj post