Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë së Shqipërisë për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se siguria kombëtare është sublime, ndaj e cilëson vendimin e qeverisë si të duhurin dhe më të logjikshmin.
Sipas tij, ndërprerja e marrëdhënieve me Iranin ishte e vetmja rrugë e përshtatshme, bazuar në politikat vendimmarrëse dhe protokolleve të Sigurisë së Aleancës Euroatlantike.
“Siguria kombëtare është sublime.
Vendimi i qeverisë së Shqipërisë për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, si rezultat i qëllimeve agresive dhe destabilizuese të Iranit ndaj sigurisë kombëtare të vendit tonë, është veprimi i duhur dhe më i logjikshëm.
Ndërprerja e marrëdhënieve me Iranin ishte e vetmja rrugë e përshtatshme, bazuar në politikat vendimmarrëse dhe protokolleve të Sigurisë së Aleancës Euroatlantike, ku Shqipëria është anëtare me të drejta të plota.
Projektet destabilizuese kundër Shqipërisë janë dëshmi e qartë sesa me rëndësi jetike është mbështetja e Aleancës së NATO-s për vendin tonë. Shqipëria është vend mik, aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe u jemi gjithmonë mirënjohës ndaj angazhimit dhe mbështetjes së tyre për ruajtjen e sigurisë”, shkruan ish-deputeti i PD-së.
Diskutime rreth kësaj post