Pyetja që po pëshpëritet ditët e fundit nëpër korridoret e praruara të Pallatit Elysee është: “Çfarë ka bërë, nëse ka bërë ndonjë gjë, Presidenti Emmanuel Macron pas dyerve të rënda të sallonit të tij privat teksa gruaja e tij Brigitte ishte larg?”
Në fund të fundit, presidentët francezë janë të famshëm për të qenë pak qejflinj. Për shembull, natën kur në Paris vdiq Princesha Diana , Zhak Shirak nuk gjendej. Ai ishte duke fjetur me yllin e filmit italian Claudia Cardinale, në vend të gruas së tij.
Për hapjen e thashethemeve të reja rreth Macron duhet të falënderojmë Donald Trump. Më 8 gusht, FBI bastisi shtëpinë e Trump në Mar-a-Lago të Florida duke sekuestruar dosje me dokumente të klasifikuara si pjesë e një hetimi penal pas dyshimeve për keqpërdorim të materialeve top-sekret.
Një prej dosjeve ka marrë emrin në Paris si “Dosja e seksit Macron”. Dosja misterioze, “Pika 1A” ishte etiketuar nga FBI si “Info për Presidentin e Francës”.
Ndonëse përmbajtja e vërtetë mbetet e fshehtë, interneti në mënyrë të pashmangshme është mbushur nga thashethemet në të dy anët e Atlantikut.
Thuhet se prej kohësh Trump përfliste jetën seksuale të Macron. Në takime private ai mburrej se dinte çdo detaj të turpshëm të jetës së tij intime. Sipas revistës “Rolling Stone”, Trump-it i pëlqente të thoshte se Macron ishte “i keq dhe se jo shumë njerëz e dinë”.
“Të gjithë presidentët francezë kanë prapaskenat e tyre seksuale dhe detajet dalin gjithmonë. Po bëhen përpjekje për të zbuluar se çfarë përmban Dosja e Seksit të Macron dhe është vetëm çështje kohe” – thotë një gazetar francez.
Deri më tani, pothuajse të gjithë e dinë se Macron, 44 vjeç, u takua me gruan e tij Brigitte, 69-vjeçare kur ai ishte një nxënës 15-vjeçar dhe ajo mësuesja e tij 39-vjeçare, nënë e martuar me 3 fëmijë.
Por ky është vetëm fillimi i thashethemeve.
Teksa bënte fushatë për t’u bërë president në vitin 2017, Macron u detyrua të mohonte të ishte pjesë e një “lobi të pasur homoseksualësh”, duke mohuar thashethemet se ai kishte një lidhje pasionante me Mathieu Gallet, shefin e atëhershëm 40-vjeçar të Radio France.
Gallet, një homoseksual i deklaruar është një figurë e spikatur në mediat franceze dhe dihet se ai ishte takuar me Macron në raste të ndryshme.
Thashethemet në internet filluan të rriteshin si kërpudhat dhe Macron u detyrua të deklaronte: “Thonë se kam një jetë të dyfishtë me Mathieu Gallet, por nuk mund të jem unë”.
Ai përsëriti në një tubim tjetër: “Unë jam ky që jam. Nuk kam pasur kurrë asgjë për të fshehur. Dëgjoj njerëz që thonë se kam një jetë të fshehtë apo diçka tjetër. Nuk është e këndshme për Brigitte, sepse i ndaj të gjitha ditët dhe netët e mia me të, dhe ajo më pyet se si ia dal”.
Një vit më vonë, mulliri i thashethemeve pariziane, gjithmonë emocionues, kishte krijuar një tjetër panoramë të re thashethemesh.
Tani thuhej se Macron ishte duke shkuar në shtrat me ish-oficerin e tij të sigurisë dhe më vonë zëvendës-shefin e stafit, Alexandre Benalla. Çfarë tjetër mund të shpjegojë trajtimin e butë të presidentit dhe mbajtjen ende në punë të Benallas pasi u filmua duke rrahur një qytetar?
Në 1 maj 2018 – një ditë që shpesh tërheq protesta – Benalla kishte qenë i prirur të vëzhgonte ngjarjet së bashku me xhandarët. Por ai ishte në ditën e tij të pushimit, kështu që kishte kërkuar leje nga shefi i tij, shefi i kabinetit të Macron, për ta bërë këtë.
Megjithatë, atë ditë, ai u filmua i veshur me një përkrenare, maskë dhe një shirit portokalli në krah ku shkruhej fjala “Policia”.
Kjo ishte e paligjshme. Ai nuk duhet të ishte pjesë e forcave të sigurisë dhe të imitosh një oficer është një shkelje e rëndë. Por Benalla shkoi edhe më tej. Eksitimi i veshjes e pushtoi atë dhe ai u përpoq të menaxhonte protestuesit.
Një kalimtar i rastësishëm e filmoi atë duke “arrestuar” një grua, duke e tërhequr zvarrë nga turma. Benalla më vonë kapi një burrë në trotuar, duke e goditur me grusht në kokë.
Kur shpërtheu skandali në korrik 2018, Macron ishte i detyruar të shpjegonte në mënyrë të sikletshme jo vetëm pse Benalla kishte ende një punë, por madje mbante lejen e sigurisë në Asamblenë Kombëtare, përdorimin e një makine të drejtuar nga shofer dhe madje edhe një apartament qeveritar .
Benalla u shkarkua më vonë, por pse e mbronte kaq shumë? Shumë shpejt njerëzit po i plotësonin vetë boshllëqet. Presidenti duhej të lëshonte një deklaratë të çuditshme se Benalla “nuk ka qenë kurrë i dashuri im”.
Ai shtoi, ndoshta në mënyrë të panevojshme, se as Benalla nuk kishte “kurrë kodet bërthamore”.
Një burim nga Partia Socialiste e opozitës tha për Daily Mail: “Macron po mohonte diçka me rëndësi që nuk e kishte pyetur kush”. Akuza ishte se ai kujdesej për Benalla sepse ishte një nga punonjësit e tij të preferuar dhe kjo dukej si arrogancë ekstreme.
Përfundimisht Benalla u dënua me burg për veprimet e tij. Në një intervistë me Tetu, revistën kryesore LGBT në Francë, në shkurt 2017, Macron tha: “Po të kisha qenë homoseksual, unë do ta thoja dhe do ta jetoja”.
Vetë Brigitte u ankua për marrjen e një telefonate anonime në vitin 2017, kur një zë mashkulli i tha se burri i saj “po takohej me një burrë tjetër”. Pavarësisht përpjekjeve të forta të shërbimeve sekrete franceze, telefonuesi nuk u identifikua kurrë.
Edhe Brigitte nuk ka qenë e imunizuar nga thashethemet për jetën e saj.
Gazetarët e ekstremit të djathtë kanë shpërndarë në mënyrë të përsëritur lajmet se ajo ka lindur burrë dhe në fillim quhej Jean-Michel Trogneux.
Më pas supozohet se iu nënshtrua një operacioni për ndryshim gjinie në fillim të viteve 1980. Më së shumti kanë qenë platformat e lidhura me partinë e Marine Le Pen, anti-vaksinat dhe lëvizjen antiqeveritare të Jelekëve të Verdhë.
“Le Figaro” ishte ndër mediat e shumta të respektuara të lajmeve që denoncuan sulmin ndaj saj si “informacion të rremë transfobik” bazuar në “thashetheme absurde”.
Por edhe një gënjeshtër e tillë skandaloze hodhi rrënjë në publikun francez. Pse kaq shumë francezë i besojnë shpejt thashethemet? Një pjesë e përgjigjes me siguri qëndron në veprimet e shumë prej paraardhësve të Macron.
Tradita franceze e teprimit seksual të sponsorizuar nga shteti shtrihet në shekuj.
Në vitin 1899, Felix Faure mbylli mandatin e tij presidencial duke vdekur teksa po “lëkundej” me një zonjë shumë më të re në Elysee. Gati një shekull më vonë, presidenti Francois Mitterrand mbante një të dashur në kurriz të shtetit.
Ndërkohë, Zhak Shirak u quajt “Zoti 3 minuta, duke përfshirë dushin” pas udhëtimeve të panumërta tek zonjat e tij me autokolonë zyrtare gjatë orarit të punës.
Nicolas Sarkozy vazhdoi traditën duke ndjekur gra të ndryshme, përpara se të divorcohej në detyrë dhe më pas të martohej me ish-supermodelen Carla Bruni.
Së fundi, socialisti i shëmtuar Francois Hollande kishte gjithashtu një derë të fshehtë në Elysee. Ai u pa duke u hedhur në anën e pasme të një motoçiklete për të shkuar tek aktorja Julie Gayet.
Nuk është çudi që kërkuesit e skandaleve presin të njëjtën gjë nga Macron. Pra, cila është e vërteta për njeriun që kritikët e quajtën “Napoleon i vogël” falë stilit të tij dominues?
Macron është ankuar shpesh për agjentët rusë që punojnë për Vladimir Putin duke e sulmuar atë përmes hapësirës kibernetike.
“Janë ata që fillojnë thashethemet dhe më pas i qarkullojnë”, tha një ndihmës i Macron.
Përhapja e dezinformatave është një mjet i përsosur për kundërshtarët politikë që duan të diskreditojnë dikë. Mund të ndodhë që agjentët që punojnë për Trump-in thjesht kanë përpiluar dezinformata se ata kanë gjetur të Google.
Edhe kjo mund të jetë e vërtetë.
Çfarëdo që të ketë në “Dosjen 1A”, kritikët do të thoshin se dashuria e tij e vetme e vërtetë ka qenë ai vetë. Ndoshta lidhja më intensive jashtëmartesore që Macron ka pasur gjithmonë …është me pasqyrën.
Diskutime rreth kësaj post