Presidenti amriekan, Joe Biden, ka befasuar me deklaratën e fundit duke u shprehur se Rusia nuk duhet të etiketohet si vend që promovon terrorizmin. Ky ishte pikërisht një emërtim me të cilin Ukraina e ka etiketuar Rusinë shumë që nga fillimi i pushtimit rus.
Gjatë një komunikimi me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Biden tha se në asnjë mënyrë Rusia nuk duhet të cilësohet “sponsor i terrorizmit”.
Kujtojmë se Moska ka deklaruar se do të prishë marrëdhëniet e saj me SHBA-të, pas sanksioneve të ashpra që Biden i vendosi Rusisë, për të dënuar luftën që i shpalli Ukrainës.
Diskutime rreth kësaj post