Vendi ynë ka hyrë zyrtarisht në stinën e vjeshtës, por java që presim përpara na rezervon përsëri mot me diell si dhe temperatura (relativisht) të larta.
Në këtë mënyrë duke filluar nga dita e sotme dhe deri ditën e enjte moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.
Në relievet malore në orët e mesditës këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të izoluara në formën e shtrëngatave apo stuhive.
Situata meteorologjike ndryshon plotësisht gjatë ditës së premte. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme me diell dhe kryesisht në jug të vendit.
Në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht atë të qendrës reshje shiu me intensitet mesatar dhe lokalisht deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në pjesën tjetër të territorit reshjet do të jenë të herëpashershme dhe intensitet të ulët.
Temperaturat gjatë kësaj jave parashikohet të arrijnë deri në vlerat 34-35°C ndërsa për ditën e premte parashikohet rënie e tyre por kryesisht në zonën e veriperëndimit dhe qendër.
Diskutime rreth kësaj post