Shefi i Organizimit i Partisë Demokratike, Klevis Balliu duke komentuar aksionin e paligjshëm të IKMT-së mbi “Prestige Resort” tha se kryeministri Edi Rama u vu në panik nga denoncimet e njëpasnjëshme të News24 për korrupsionin dhe punësimet nepotike të qeverisë.
“Të gjitha këto dëme, janë problem për Shqipërinë, për shqiptarët. Por për Ramën nuk përbën problem që Shqipëria po humb para. Atij i mjafton të bëj vetë para dhe këto i bën me pushtetin. Dhe po i cenove pushtetin, preket ai. Këtu janë shkatërruar 2 mijë e ca shtëpi. Këtu nuk jemi në një shtet normal. Këto pamje sado absurde të duken, janë normale në Shqipëri. Po cenove pushtetin kjo të pret. Se po të ishte shtet normal, e firmosi Edi Rama le të shkojë në burg ai.
Këtu s’ka asnjë lidhje me procedurën. Dallëndyshe Bici hyri në zyrë në orën 9 të darkës dhe në 8 të mëngjesit shkoi te “Prestige Resort”. Për këtë arsye u zgjodh ajo, që njihet si zëri i Shullazit. Këtu po të kishte ligj, kjo nuk mund të ndodhte. Më thoni ju mua cili shtet normal zgjedh në kulmin e turizmit, se ne duam të thithim dhe investitorë të huaj. Kjo është një çështje e lidhur me politikën dhe me pushtetin.
News24 siç e thashë edhe më parë, është fakt që denoncoi disa afera të vjedhjes. Se u tha këtu qëparë se nuk kishte ndonjë projekt për t’u bërë. Dhe projektet që janë bërë janë bërë për të vjedhur. Qytetarët shqiptarë janë shumë të qartë se çfarë po ndodh, se e vuajnë në Shkozë, në Kombinat, në Laprakë shembjen e pronës. Imagjinoni ju kur ja bëjnë një grupi të njohur, me fuqi mediatike, një mediaje kaq të madhe imagjino ça i bëjnë një qytetari të thjeshtë. Ky po vjedh, po shkatërron gjithçka që ka të bëjë me interesat tona kombëtare. Si do ta ndalojmë këtë njeri, që ka urrejtje për ligjin dhe moral, që të shkosh të fusësh rruspat ku ha bukën si etërit e tij? Ky lloj reagimi i tij, pa ligj, në fundjave është vendim i marrë në panik. Denoncimet e News24 e futën në panik. Resorti është justifikimi, media është qëllimi”, tha Balliu.
Diskutime rreth kësaj post