Dita-ditës po rritet ndjeshëm, numri i të rinjve shqiptarë që po largohen jashtë vendit. Ata zgjedhin që për një të ardhme më të mirë të ikin në një shtet tjetër dhe kjo gjë ka ndikuar edhe në shkolla, pasi numri i nxënësve është ulur shumë.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, mësuesi i matematikës dhe informatikës në shkollën “Adem Pista” në Zarishtë, ka treguar se në klasa ka më shumë vajza se djem, pasi këta të fundit janë larguar drejt Anglisë.
Sipas tij, ka nga ata që largohen me familjen dhe nga ata që ikin në “shtëpi bari”.
“Gjimnazi është gjysmë për gjysmë. Tani gjimnazi ka më shumë goca, derisa edhe ato të martohen dhe nisen për Angli me burrat.
Nuk është problemi i vendit të punës sime se dega që kam unë matematik-informatik premton. Problemi është që shkurtohen vendet e punës te të tjerët. Se nëse ikën rinia, për ca të duhet shkolla andej. Shumica andej punojnë punë të ndershme, jo të gjithë shkojnë me “shtëpi bari”. Shkojnë me familjen”, tha mësuesi.
Diskutime rreth kësaj post