Pirro Dhima iu është kundërpërgjigjur publikisht akuzave të ngritura nga presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, ky i fundit kishte akuzuar se vëllai i Pirro Dhimës, Odise Dhima, ishte një person i cili mund të kishte gisht në rastin e evidentimit me doping të Evangjeli Velit.
“Ky person është një shaka dhe është një rrëmujë që nuk na nevojitet në peshëngritje, drejtues dhe njerëz si ai”, tha Pirro Dhima, aktualisht pjesë e Federatës Amerikane të Peshëngritjes dhe njëkohësisht pjesë e Bordit Ekzekutiv të Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes.
“Është e trishtë pasi është hera e dytë me të njëjtin person, por këtë herë Federata Greke do ta hedhë në gjyq”, vijoi ai duke insistuar se gjithçka lindte nga polemika shumëvjeçare e kalimit të tij nga Shqipëria te Greqia.
“Disa njerëz më trajtojnë si tradhtar në Shqipëri dhe është justifikimi më i mirë për të. Sipas tij, armiqtë janë vëllezërit Dhima dhe grekët”, theksoi Pirro Dhima në fjalët e tij për “insidethegames.biz”.
Diskutime rreth kësaj post