Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka komentuar vendimin e qeverisë së Kosovës, për të mbështetur qytetarët në lidhje me krizën e çmimeve dhe asaj energjetike.
Një ditë më parë, kreu i qeverisë së Kosovës, prezantoi planin e masave për muajt në vazhdim.
Sipas Berishës, kjo është ndihmë e vërtetë për qytetarët, jo si Edi Rama që u jep miliona euro inceneratorëve dhe klientëve të tij të koncesioneve.
Reagimi i plotë i kreut të PD Sali Berisha:
“Kjo është ndihmë e vërtetë!
Kosova për rritjen e çmimeve jep:
1-100 euro shtesë në muaj për çdo pensionist!
2-100 euro shtesë në muaj për çdo punonjës të ndërmarrjeve publike.
3-100 euro shtesë në muaj për studentët
4- rritje 100% pra dyfishim i ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.
5 -50 euro në muaj për nënpunësit e administratës publike.
Kurse Edi Rama:
Për çmimin më të lartë te naftës dhe ushqimeve në Europë jep:
1-Qindra milionë euro që u grabit qytetarëve me rritjen e çmimeve i ndan me klientelën e tij të djegësave dhe PPP.
2- 4000000€ për të kënaqur xhepin dhe syrin në oborrin e zyrave të tij.
3- Udhëtime 150-300 mijë euro me avion në dispozicion.
4- Rikthen bixhozin dhe bastet për të lumturuar klanin e tij familjar.
Dy filozofi:
E para, e ndihmës dhe mbështetjes dhe
e dyta, e grabitjes dhe vjedhjes së qytetarëve”, shkruan Berisha.
Diskutime rreth kësaj post