Gazetari dhe analisti Lufti Dervishi, në një lidhje live në News24, ka folur për atë që po ndodh prej tre ditësh tashmë në “Prestige Resort”, ku shprehet se aksioni i IKMT për prishjen e dy pishinave, ka treguar imazhin e një vend të egër ku mund të rrezikohet jetë e turistëve, apo fëmijëve me fadroma që ecin me shpejtësi sikur po bëjnë gara.
“Ajo që nuk kuptohet është koha e aktit, mund të zgjidhej çdo kohë veç shtatorit. Nuk kuptohet emergjenca për të ndërhyrë. Nuk gjej asnjë veprim logjik. Nëse ka një shkelje të ligjit të veprohet mes tij. I hodha një sy Google Earth për të parë situatën. Deri në 2013 nuk ka pasur asnjë ndërhyrje, më pas është bërë për shkak të erozionit për të fituar terren ndaj detit. Pishinat e prishura kanë përfunduar njëra në 2017 tjetra në 2019. Nëse ishin në kundërshtim me ligjin duhet të shembeshin në përputhje me ligjin por jo në këtë kohë. Nëse janë të paligjshme të urdhërohet i zoti t’i prishte e të mos harxhoheshin para publike e të shmangej kjo pamje e shëmtuar”, u shpreh ai
Sa solidaritet keni parë me këtë që po ndodh?
“Nuk kam parë shumë, sidomos nga pjesa e televizioneve. Ky është një debat tjetër po ka të bëjë me politikat editoriale të televizioneve, nëse nuk ke në qendër interesin e qytearëve… Politika editoriale nuk është vetëm pro apo kundër qeverisë, por raportimet janë tjetër gjë, Faktet janë të shenjta. Duhet ngjarë ngjarja nga opinioni. një pjesë e madhe e medias po kthen opinionin në fakt dhe faktin në të diskutueshëm. Në një shtet që ndërtohet mbi ligjin duhet të zbatohet ligji dhe jo të mbizotërojnë tekat e pushtetit. Përderisa paskan qenë pishinat të paligjshme pse u prit deri tani. NË Shqipëri janë ndërtuar qytete pa leje. Të mobilizosh të dielën fadromat, u çon mesazh disa personave”.
Pse vendosi në krye të IKMT person me dosje në prokurori?
“Ajo çfarë do të ishte situatë ideale, nëse INUK është në kushte paligjshmëri duhet kallëzim në prokurori. Qasja duhet parë me përgjegjësi personale dhe institucionale. Në një përplasje me fadroma nuk mund të kenë të drejtë të dy palët. Nuk është thjeshtë çështje me dosje, kanë qenë me probleme më të mëdha dhe janë bërë ministra. Bici nuk është peshku i madh, është thjeshtë mekanizëm që zbaton urdhra. Këtë e ndan një prokurori e gjykatë e mirë që ne nuk e kemi”.
Pse hesht kryeministri për ndërtime të mëdha pa leje edhe në mes të Tiranës?
“Është në rastet kur heshtja flet më shumë se gjithçka tjetër”.
Imazh i shëmtuar, turistë të tmerruar. Sa nota i ulen Shqipërisë?
“Në një vend të qytetëruar fadroma është masa e fundit. Janë të gjitha kushtet për ta zgjidhur në mënyrë të civilizuar, nuk doja që kishim mbërritur në një situatë të tillë në Shqipëri, ishin të gjitha mundësitë të zgjidhej pa dëme imazhit të Shqipërisë e pa çuar mesazhin që është një vend i egër ku mund të rrezikohet jetë e turistëve apo fëmijëve me fadroma që ecin me shpejtësi sikur po bëjnë gara. Pse të mos zgjidhej psh me gjobë diçka e tillë dhe të detyrohej ta prishte vetë, e ta paguante ai koston financiare. Më shumë se çështje drejtësie është një çështje padrejtësie, është çështje harbutllëku”.
A është goditje që qeveria i jep medias sonë, kur rrezikojmë të nxirremi nga një godinë prej 20 vitesh tashmë ndërsa është bërë investim?
“Nëse News24 ka dekada aty dhe ka investuar, duhet trajtuar më shumë se një biznes,media është një e mirë publike. Ëshë presion për ndryshimin e politikës editoriale”.
Mediat e huaja dhe turistët e kanë pasqyruar atë që ka ndodhur. Si e komentoni?
“Mjaft të dëgjoje turistët që folën, një blog diku shkruan, turistët i tregojnë miqve dhe dëmi është bërë. Është rast kur dikush është ulur në një pemë dhe pret degën ku është ulur. nuk ka veprim logjik. Nuk ka sens të bëhet kjo që është bërë. Kjo është çmenduri”.
Diskutime rreth kësaj post