Ish-presidenti Ilir Meta, ka publikuar historinë e dy binjakëve ekselentë në degën e Mjekësisë në Tiranë Mario dhe Xhulio Popa, që e mendojnë të ardhmen e tyre jashtë vendit.
Meta shprehet se si ata edhe mijëra të rinj në Shqipëri, në mungesë të shpresës këtu bëjnë përpjekje çdo ditë për t’u larguar.
“Të frenojmë ikjen e të rinjve tanë më të talentuar duke ju krijuar kushte dhe mundësi më të mira për arsimim dhe punësim, që të shprehin potencialet e vërteta dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend”, shkruan Meta.
Statusi i plotë i Ilir Metës:
“Historia e vëllezërve binjakë, studentë të ekselencës, Mario dhe Xhulio Popa është sa mbresëlënëse, po aq dhe trishtuese. Fitues absolutë në degën e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ata thonë se pas përfundimit të studimeve të ardhmen e tyre e mendojnë jashtë vendit.
Si vëllezërit Popa janë me mijëra të rinj në Shqipëri, që në mungesë të shpresës këtu, bëjnë përpjekje çdo ditë për t’u larguar.
Të frenojmë ikjen e të rinjve tanë më të talentuar duke ju krijuar kushte dhe mundësi më të mira për arsimim dhe punësim, që të shprehin potencialet e vërteta dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend.
Shqipëria ka diell për të gjithë!”, shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post