Shkatërrimet që po ndodhin në “Prestige Restort”, kanë nxjerrë edhe të palarat e drejtuesve të partisë në pushtet dhe jo vetëm, punonjësit e këtij resorti kanë treguar se, kreut i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla e kishte kthyer hotelin si shtëpinë e tij.
Ai qëndronte me netë të tëra në suitën presidenciale, prej që kushtonte 500 euro nata.
Gazetari dhe analisti Hysni Gurra, ironizon me veprimet e Ballës, duke shkruar se a do ti tregojë ai faturat e hotelit 500 eurosh në natë.
“Sipas kodit etik të Partisë Socialiste (rilindja): A do të tregojë Kryetari i Grupit Parlamentar të PS faturat e pagesave në Prestige Resort?
Dje dhe sot, mediat dhe gazetarët e këtij biznesi kanë deklaruar publikisht se ai ka ndenjur në një suitë presidenciale për shumë ditë, madje më shumë edhe se vetë pronari, z. Irfan”, shkruan Hysni Gurra në postimin e tij në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post