Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, njëherësh dhe kryetar i grupit parlamentar të PD, i emëruar nga Berisha ka folur për mbledhjen e 28 deputetëve, të cilët kanë konfirmuar Enkelejd Alibeajn si kryetar grupi të PD-së.
Boçi tha se ishte një takim informal dhe se na takimet informale dalin prodhohen dhe gjëra informale.
“Nuk mund të ketë vendim zyrtar formal nga një takim informal. Një takim informal prodhon gjëra informale, një takim zyrtar prodhon gjëra zyrtare. Kanë të drejtën e tyre, secili deputet personalisht dhe i organizuar sipas antipative apo simpative ka të drejtën e tij.
Të gjitha mënyrat e sjelljes së këtij grupi tregojnë se autoriteti i zotit Berisha është i njohur, ka ato pengesat gjykuese dhe paragjykuese nga një pjesë e deputetëve. Secili është në të drejtën e tij” tha Boçi për “Ora news”.
Diskutime rreth kësaj post