Paraditen e djeshme, IKMT ka prishur pishinat në resortin “Prestige” të Irfan Hysenbelliut, me pretendimin se ato janë pa leje dhe kanë zaptuar hapësirën publike.
Kjo ngjarje tashmë ka marrë vëmendje dhe është kthyer në hall kombëtar edhe për faktin se News24, në pronësi të Hysenbelliut, po e transmeton live prej orësh të gjithë prishjen nga fadromat.
Një nga personat që ka dalë në mbrojtje të Hysenbelliut, është Alfred Peza, i cili deklaron se prishja është e paligjshme, por i bën thirrje edhe Taulant Ballës për ndihmë, pasi ky i fundit, siç deklaron edhe Peza, e vizitonte resortin më shumë se vetë pronari!
Pavarësisht thirrjes, ndihma nuk erdhi dhe Taulanti nuk u duk gjëkundi…
“Është arritje e madhe në fakt sepse Rama hyri në politikë duke shembur kioskat dhe tani PO E MBYLL në resorte me pesë yje. Është një ironi e hidhur por duhet të jesh këtu që të kuptosh këtë metamorfozë të këtij kapërcimi aspak pozitiv. Më parë janë dhënë edhe fotot ku ka qenë kryeministri i Shqipërisë. Taulant Balla këtë vend e ka pasur si shtëpinë e tij, vinte më shpesh se pronari i resortit dhe nuk e di ku është sot. Të gjithë janë për zbatimin e ligjit, por kur ky resort është me leje dhe shkatërrohet në mes të ditës me urdhër politik pa zbatuar asnjë ligj. Kur kjo i ndodh pronarit të këtij resorti, POR gjithkush nga qytetarët shqiptarë sot duhet ë ndihet më i frikësuar sa sa dje”, tha Peza.
Sipas Ministrisë së Brendshme, Hysenbelliu nuk ka paguar taksa dhe nuk ka plotësuar dokumentacionin tekniko ligjor.
“Leja është një leje me kusht, ku thuhet qartësisht se dokumenti i lejes së ndërtimit do të jepet vetëm pasi tē plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhen taksat përkatëse. Asnjëri nga kushtet nuk është plotësuar dhe sot zoti Irfan Hysenbelliu i detyrohet shtetit dhe qytetarëve kthimin e sipërfaqeve të zaptuara si edhe borxhin financiar nga mospagimi i taksave”, thuhet në reagim.
Diskutime rreth kësaj post