Kryeministri i vendit Edi Rama, vijon të qëndrojë në Beograd, ku mbrëmjen e djeshme kreu i qeverisë ka shijuar momente relaksi buzë lumit Sava.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka publikuar një foto me Ramën në rrjetin social Instagram, duke thënë se po ndihet krenar për miqësinë që e kanë krijuar me Shqipërinë gjatë viteve të fundit.
“Krenar për Beogradin në ujë dhe miqësinë me Shqipërinë që kemi krijuar gjatë viteve të fundit”, shkroi Vuçiç.
Nata e dytë e qëndrimit të Ramës në Beograd, aty ku po mbahet samiti i radhës të “Ballkanit të Hapur” e ku priten të firmosen disa marrëveshje mes tre liderëve kryeministrit shqiptar, Edi Ramës, Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe Presidentit të Serbisë Vuçiç.
Diskutime rreth kësaj post