Inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë mësyrë mëngjesin e sotëm pranë ambienteve të “Prestige Resort” në plazhin e Golemit. Hoteli është në pronësi të Irfan Hysenbelliut, pronarit të disa mediave të njohura në vend. IMT ka ndërhyrë për të shembur dy pishinat e “Prestige Resort”.
Kompania e ka quajtur sulmin si një shantazh politik. Madje, sipas tyre, kryeministri Edi Rama e ka miratuar vetë projektin.
Mediat kanë publikuar pamje dhe foto që tregojnë se vetë kryeministri Edi Rama ka qenë në ambientet e resortit në Golem. Në këto foto duket kryeministri Rama i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij në vendet që u prishën sot.
Zv.Presidentja e Hysenbelliu Group, Fabiola Hysenbelliu tha madje se kryeministri Rama ka dhënë vetë ide për projektin e resortit.
Shteti te ne është kthyer në privat dhe jo në shtet. Ta dëgjojë mirë sot Edi Rama. Këtë që po bën sot, do ta mbajë mend, ai dhe stafi i tij që po shkelin ligjin dhe gjykatat. Gjithçka është firmosur nga ai. Edi Rama nuk mund të na mposhtë ne. Kjo pishinë do të bëhet edhe më e bukur se dje. Ti nuk na mposht ne. Ai ka qenë këtu dhe shëtiste, dhe bënte xhiro, tregonte se si duhet t’i bënim ngjyrat e goditës, të bardha apo kafe. Ku je Edi Rama? Hajde këtu dhe trego po qe burrë, trego letrat e tua. Nuk është shtëpia e tij, por prona e të gjithë shqiptarëve. Kemi njerëz në hotel.
Nuk është vetëm turizmi që sulmohet, por e drejta që ka çdo qytetar, prona private, një zë i lirë. Ne nuk e mbyllim gojën kur do Edi Rama. Kur i ndodh kjo një media, imagjino se çfarë do i ndodhë një individi? Si do të flasë sot Edi Rama para botës. Si mund të vish të prishësh një resort, kur njerëzit janë brenda. Si vjen pa njoftim? Ai dha idenë se si duhet të ishte projekti, donte të ndërtonte një ishull në mes të detit. Sot iu prishën interesat dhe flet me gjuhën e ekskavatorëve. Kjo është përgjigja që ai flet sot?!”, tha Hysenbelliu.
“Prestige Resort” një vit më parë hapi dyert për refugjatët afganë, të cilët u larguan nga vendi i tyre për shkak të regjimit taleban. Në atë kohë, ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili i ka vizituar afganët,
Diskutime rreth kësaj post