Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp, ka folur mbi sulmin e paligjshëm të bërë në orët e para të mëngjesit e sotëm, nga IKMT në “Prestige Resort”.
“Akti terrotrist i sotëm drejtohet ndaj medias së lirë dhe ndaj grupit mediatik i cili nuk ka plotësuar vetëm një kusht, ndërrimin e politikës editoriale që të bëhet kopje e ERTV.
Është gjithashtu akt terroriste ndaj lirisë së pronës e sipërmarrjen në vend, ku ato që nuk janë të lidhur me Ramën e familjen e tij, vuajnë për të përballuar aktivitetin e tyre, për të mbijetuar.
Akti sot ishte një sulm ndaj turizmit dhe imazhit të Shqipërisë, 400-500 turistë u bënë dëshmitarë të një skene të shëmtuar të dhunës në një nga resortet më të bukura e më të suksesshëm në vend. Akti i sotëm ishte demostrim i shkatërrimit të shtetit ligjor, kur vendimet dhe projektet e ideuara vetë, nuk kanë vlerë para çmendurisë skizofrenike të Ramës në panik, Kuvendi të nisë procedurat për të verifikuar shëndetit mendor dhe vlerësimin e kartelave të tij psiqike, test droge dhe substancave narkotike sepse për shkak të detyrës mund të shkaktojë dëme të mëdha në interesin kombëtar”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post